E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 minuta më parë
Kosova

Kushtetuesja rrëzon “Listën Serbe” për Trepçën në Kosovë

Gjykata Kushtetuese në Kosovë rrëzoi kërkesën e “Listës Serbe” për anulimin e ligjit për kompleksin e Trepçes, të miratuar pak kohë më parë nga Parlamenti i Kosovës. Kërkesa e partisë serbe, pjesëtare e koalicionit qeverisës u cilësua e papranueshme dhe gjykata kërkoi që të vijojnë procedurat, në mënyrë që ligji të dekretohet nga Presidenti. Gjykata është shprehur se parashtruesit e kërkesës nuk e kanë mbështetur pretendimin e tyre në baza kushtetuese, ndërsa ligji për Trepçën është në përputhje me kushtetutën. Ligji e përcakton Qeverinë e Kosoves pronare të 80 % të aksioneve të kompleksit dhe 20 % të tyre e kanë punëtorët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë