E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Shukri Xhelilit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shukri Xhelilit për t’u kthyer në postin e kreut të Bashkisë së Dibrës. Xhelili u shkarkua nga detyra me vendim të qeverisë më 13 maj të këtij viti, një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare ne këmbim te nje vendi te mire pune. Gjatë shqyrtimit të çështjes, përfaqësuesit ligjor të ish-kryebashkiakut kanë pretenduar se Kushtetuesja nuk duhet të merrte për bazë materialet filmike, pasi mund të kenë qenë të manipuluara. Pas vendimit të Kushtetueses, i hapet rruga zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme për drejtues të Bashkisë Dibër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë