E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kushtetuesja rrëzon Elvis Rroshin

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, për shpalljen antikushtetues të vendimit për shkarkimin e tij nga detyra.

 

Gjykata hodhi poshtë edhe kërkesën për antikushtetutshmëri të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njohur ndryshe si ligji për Dekriminalizimin.

 

Reklamë

Vendimi u morr pak orë pasi palët shfaqen pretendimet e tyre ne seance.

 

Avokati i Rroshit tha se para vendimit për shkarkim nga KQZ e më pas nga qeveria, duhej të administroheshin vendime të formës së prerë për veprat për te cilat akuzohet klienti i tij.

 

Por përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave kërkoi nga gjykatësit e Kushtetueses qe të mos legjitimonin kërkesën e palës mbrojtëse dhe për pasojë rrëzimin e saj.

 

Me këtë vendim merr fund beteja ligjore e ngritur nga ish-kryebashkiaku i Kavajës, i cili goditi si vendimin për shkarkimin nga detyra, ashtu edhe ligjin për dekriminalizimin.

 

Në këto kushte, Presidenti i Republikës duhet të ndërmarrë hapat ligjorë, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bashkisë Kavajë.

 

 

Më shumë video

Reklamë