Subscribe

Zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për kryeministrin Rama është bërë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

 

Nga foltorja e Kuvendit, ku nuk I kurseu as akuzat në drejtimt të kreut të shtetit, Rama tha se përzgjedhja e anëtarëve është dakordësuar 100% me aleatët strategjikë, ndërsa pohoi se janë zhvilluar konsultime edhe me EURALIUS dhe ODAPT.

 

“Dua të them që para se të vendosnim e të bënim atë që Kuvendi bëri, për anëtaret e Gjykatës Kushtetueses, si rezultat i mospërmbushjes së detyrës në afat nga Presidenti, jemi dakordësuar 100 % me aleatët tanë strategjike dhe i jemi referuar 100 % nga ekspertët e tyre. Për të gjithë njerëzit që duan të vertetën e kësaj që po ndodh kam një pyetje: A është e mundur që SHBA e BE të jenë vënë në dispozicion të ndonjë projekti tjetër përveç projektit të shpallur për drejtësisnë? Për cdo mendje të arsyeshme përgjigjja është e thjeshtë: Nuk është e mundur. Ndihem në pozitë të vështirë, jo me episodin, ndihem në pozitë të vështirë në raport me njerëzit, nga pritshmëritë e tyre nga drejtësia e cila është në ardhje, por nuk është ende e prekshme për ta.”

 

Për Ramën, beteja e mazhorancës sot nuk është me Ilir Metën por me atë që ai e quajti KCK.

 

“Ajo që duhet të ishte drejtësi, është rëndom padrejtësi, si rezultat i një numri gjykatësish e prokurorësh që i përkasin KCK-së. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KCK-në. Ndërkohë që procesi për të cilin jemi mbledhur për të miratuar këtë rezolutë është krejtësisht i qartë. bëjmë detyrën sot karshi këtij institucioni dhe opinionit publik, por s ka dyshim se është shumë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah gjithë përmasën e llumit që është kthyer një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *