Subscribe

Ndërsa kriza politike në Maqedoni kishte hyrë dhe në një ngërç ligjor, Gjykata Kushtetuese ka votuar unanimisht pro shqyrtimit të kërkesës së Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me kushtetutshmërinë e shpërndarjes së Parlamentit në Maqedoni. Me këtë miratim, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pezullohen të gjitha aktivitetet zgjedhore, për procesin e 5 qershorit, të kontestuar nga opozita në vend. Sikurse bëhet me dije BDI, një nga dy partitë që votuan pro shpërndarjes së parlamentit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje pavarësisht se nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e tyre, ka kërkuar vlerësimin nëse kjo është në përputhje me Kushtetutën apo jo. I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili në një koment në Facebook ka thënë se ky është hapi i parë i zgjidhjes së ngërçit ligjor, që mund të sjellë dhe zhbllokimin e krizës politike në Maqedoni. Me heret, zyrtarë të VMRO-DPMNE, përfshi dhe ish kryeministrin Gruevski kanë deklaruar se do të hyjnë të vetëm në zgjedhjet e 5 qershorit pasi nuk ekziston baza ligjore për shtyrjen e tyre. Opozita bojkotoi këtë proces ndërsa ndërkombëtaret paralajmëruan se nuk do të njohin rezultatin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *