Subscribe

Te marten parlamenti do te nise procedurat per zgjedhjen e dy anëtareve te rinj te Gjykatës Kushtetuese. Ne 29 tetor komisioni i ligjeve do te zhvilloje seance dëgjimore me  kandidatet qe garojnë per dy vende vakante. Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ne 14 tetor i dërgoi parlamentit 4 kandidate por meqenëse njeri prej tyre, Besnik Muci ka nisur pune tashme si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti i republikës; para komisionit te ligjeve do te dalin vetëm 3 kandidate.

 

Ashtu siç veprohet me çdo kandidat qe zgjidhet nga parlamenti komisioni i ligjeve ka detyrimin qe pas seancës dëgjimore te hartoje nje raport per secilin prej juristeve per t’ia përcjelle me pas parlamenti qe vendos me 84 vota se cilët do te jene dy anëtaret e rinj te Gjykatës Kushtetuese. Bie ne sy se parlamenti ka vendosur te prese limitin e fundit qe i njeh ligji per votimin e anëtareve te rinj te Gjykatës Kushtetuese, duke u mbledhur per ketë ceshtje ne 14 nëntor. Sipas kuadrit ligjor te miratuar ne kuader te reformës ne drejtesi nëse kuvendi nuk do te marre vendim brenda 30 ditëve, automatikisht kandidati me me shume pike behet anëtar i kushtetues.

 

Nga ana tjeter presidenti i republikës Ilir Meta ka afat deri ne 8 nentor per te zgjedhur nje anetar ne kete gjykate. Ne daten 8 tetor këshilli i Emërimeve ne Drejtësi i dërgoi presidentit kandidatet per dy vende bosh ne Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit veproi pa vonese me njërën vakance duke zgjedhur Besnik Mucin, nderkohe qe ende nuk dihet se si do te veproje me vakancen tjeter. Nese procesi ecen pa problem, ne 14 nëntor Gjykata Kushtetuese do te kete 5 anetare, e i duhet vetem nje anëtar tjeter qe te jete funksionale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *