Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për kërkesën e Emiljano Shullazit për të dalë nga regjimi “41 bis”.

 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Emiliano Shullazit iu shkelën të drejtat gjatë procesit në Apel. Sipas Kushtetueses vendimet e gjykatës bien ndesh me Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.

 

Prej shtatorit të kaluar Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”.

 

Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *