E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kushtetuesja merr në shqyrtim ankimimin e prokurorëve

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim ankimin e unionit të prokurorëve për disa nga ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale.

 

Sipas unionit të prokurorëve, ligji vendos kontrollin e gjykatës mbi vendimmarrjen e prokurorisë për të dërguar ose jo në gjyq, një çështje të caktuar, çka cenon pavarësinë. Por për përfaqësuesit e kuvendit kjo pavarësi mund ta çojë prokurorin në papërgjegjshmëri.

 

Sipas unionit të prokurorëve, nëse ligji nuk ndryshon, atëherë dhe “SPAK” që do hetojë veprat e korrupsionit në politikë e drejtësi, duhet të kalojë më parë nga vendimmarrja e gjykatës, pa filluar ende procesi. Gjykata Kushtetuese pasi dëgjoi palët, u tërhoq për t’u shprehur me vendim,  por pa specifikuar datën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë