Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 e tashme pritet vendimmarrja e gjyqtarëve për të vetmin proces zgjedhor që është bojkotuar nga opozita në 3 dekada.

 

Edhe pse ekspertët e Komisionit të Venecias i hodhën poshtë pretendimet e opozitës, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ende shpreson tek fjala e fundit e 7 gjyqtarëve.

 

VOLTANA ADEMI

KRYETARE E BASHKISE SE SHKODRES

 

“Unë mendoj që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë, pastaj do të pasohet me procese të tjera që janë të institucioneve që do të legjitimojnë një proces të lançuar nëse do të ketë të zgjedhjeve. Kërkesa jonë mbetet kjo; qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjegjësinë të kenë zgjedhje të rregullta vendore. Kjo është ajo kërkesë që do të konkludojë dhe shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese.”

 

Mandati i Voltana Ademit në krye të bashkisë së Shkodrës ka përfunduar para dy vitesh, por ajo ende qëndron në detyrë, pasi presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të dekretojë datë zgjedhjesh derisa gjykata Kushtetuese të shprehet për vlefshmërinë e 30 qershorit.

 

Në dy opinione Komisioni i Venecias shpjegoi se: gjykata kushtetuese nuk mund të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale, bojkoti i një apo disa partive nuk duhet të çojë në shtyrjen e zgjedhjeve dhe presidenti i Republikës nuk ka tagër ligjor të shtyjë datën e zgjedhjeve.

 

Për këtë arsye tashmë është e qartë se PS do të vazhdojë të drejtojë deri në vitin 2023, 60 bashkitë e vendit e më shumë se kaq; çdo parti politike tani e di se ku të çon bojkoti i zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *