Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila certifikoi plotësisht ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

 

Kuvendi i Shqipërisë, sipas tij, ka një meritë të veçantë, me argumentin se mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.

 

“30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin. Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *