Kushtetuesja apel Thaçit e Kurtit: Mos na kërcënoni
Gjykata Kushtetuese e Kosoves pritet te vendose nese dekreti i Presidentit Hashim Thaci per caktimin e Avdullah Hotit si kryeminister i ardhshem eshte ne perputhje ose jo me ligjin themeltar te shtetit.
Por perpara se te marre vendimin e saj, kushtetuesja i ka kërkuar si kreut te shtetit ashtu edhe qeverise ne detyre te albin kurtit te mos ushtrojne presion ndaj marrjes se ketij vendimi te rendesishem.
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVES
ReklamëGjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politikë dhe institucionalë për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike.
Gjykata u rikujton të gjithëve se vepron në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore ne vendimmarrjen e saj.
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVES
Gjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
D
ekreti I presidentit Thaçi është pezulluar deri më 29 maj. Ai erdhi pas pas rrëzimit të qeverisë së albin kurtit përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.




