Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Kushtet dhe të drejtat e refugjatëve në Shqipëri

20 Qershor 20:45

Në Shqipëri janë bllokuar prej disa muajsh qindra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore për shkak të pandemisë Covid-19. Ata nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së, duke mbingarkuar qendrat e strehimit të azil-kërkuesve. Vitet e fundit flukset e refugjatëve drejt Shqipërisë janë dhjetëfishuar, por investimet për strehimin dhe trajtimin e tyre nuk kanë ecur në të njëjtat ritme. Materialin për këtë temë e përgatiti gazetari Mario Brakaj, në vazhdën e bashkëpunimit mes Zërit të Amerikës dhe organizatës Faktoje.

“Problem i madh në Babrru, te Qendra e pritjes së azil-kërkuesve. Atje ka njerëz nga Afganistani, Pakistani, Maroku, Tunizia, Algjeria, Palestina, Bangladesh” – thotë refugjati sirian Hamza. – “As ushqimi nuk është i mirë atje; ka vetëm ujë dhe makarona, problem, vëllai im”.

24 vjeçari sirian, Hamza Seharoiui, siç u prezantua, thotë se ka mbërritur në Shqipëri në fund të muajit shkurt nga Greqia përmes pikës kufitare të Kapshticës. Prej më shumë se 3 muajsh ai ka si vendstrehim rrugët e Tiranës dhe sidomos sheshin “Skënderbej”, ku fle thuajse çdo natë.

“Nuk kam se ku të shkoj. Sot fle këtu, nesër fle atje – thotë Hamzai. – Shkoj në shitore, iu them që jam nga Siria dhe nuk kam para’ dhe më japin ca ushqime e të holla”, – thotë ai.

Por, si Hamzai ka shumë të tjerë që enden rrugëve të kryeqytetit në kërkim të mbijetesës.

“Edhe unë fle në rrugë tani. Njerëzit më ndihmojnë, kur u them se jam shumë i uritur, më japin para’ dhe veshje”, – thotë 25 vjeçari nga Algjeria, Yacine Boualem, i cili qëndron prej më shumë se tre muajsh në Tiranë.

“E di që duhet të përpiqem vet, por unë nuk kam punë. Kam tre muaj këtu dhe iu kërkoj ndihmë njerëzve dhe falë Zotit, ata më ndihmojnë”, thotë 20 vjeçari Walid nga Siria.

Refugjatët që mbërrijnë në Shqipëri, me ose pa dokumenta, ligjërisht kanë të drejtën të kërkojnë azil , ndonëse në shumë raste kërkesa u refuzohet. Edhe ata ata që kanë pasur mundësinë të pranohen në qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesi në Babrru e përshkruajnë atë si një vend ku mungojnë kushtet minimale të jetesës dhe siguria, e kësisoj ata zgjedhin të flenë në rrugica e sheshe.

“Situata në Babrru është shumë e keqe brenda. Nuk ka dhoma, nuk ka ndërresa, nuk ka ushqim. Burgu është më i mirë”, thotë 25-vjeçari Yacine ndërsa pranon se disa herë refugjatët detyrohen të vjedhin në banesat e zonës ku ndodhet qendra pritëse.

“Situata në Babrru është shumë e keqe. Nuk kemi mjaftueshëm ushqim”– shprehet Walid, 20 vjeçari sirian.

Gjendja problematike në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru u konfirmua, edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai i kërkoi institucioneve shqiptare të ndërhynin urgjentisht me qëllim garantimin e kushteve minimale në qendër.

“U takova me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për të diskutuar mbi çështjen e migracionit, përfshirë këtu edhe situatën aktuale në Qendrën Pritëse të Babrrusë, që përballet më një numër të lartë rezidentësh. Kushtet e jetesës në atë ndërtesë duhet të ndryshojnë urgjentisht”– shkroi ambasadori Soreca në një postim nëTwitter më 14 maj.

Qendra, e cila ka një kapacitet prej 180 shtretërish, na konfirmoi se gjatë muajit shkurt të këtij viti është përballur disa herë me mbipopullim.

Ka refugjatë që tregojnë se kur kërkojnë të pranohen në qendrën e Babrrusë sorollaten nga autoritetet.

“Shkova në kampin e Babrrusë, ata më thanë shko në Polici. Policia më dërgoi në Babrru dhe kështu. Nuk mund të shkoj në brendësi të kampit. Kam shkuar tre-katër herë në polici, por ata më thonë të shkoj e mos flas me ta, e ndaj fle jashtë”-shprehet i riu algjerian, Yacine.

Përfaqësues i UNHCR në Shqipëri, Pablo Zapata shprehet se në tre vitit e fundit, numri i refugjatëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri thuajse është dhjetëfishuar, çka e bën urgjente kërkesën për rritjen e kapaciteteve pritëse.

“Fluksi është rritur dhjetë herë, ka qenë 1,000-1,300 persona në vitin 2017, ndërsa në fundin e vitit 2019 ka qenë 10,500. Është një rritje e konsiderueshme dhe Shqipëria ka nevojë për të rritur kapacitetet pritëse në mënyrë graduale” – shprehet përfaqësuesi i UNHCR-së, Zapata.

Numri në rritje i këtyre refugjatëve ka bërë që Shqipëria, të konsiderohet një vend tranzit për ata që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Pasi mbërrijnë në Greqi në mënyrë të paligjshme, në rrugë detare, ata hyjnë në Shqipëri. Këtu një pjesë e tyre kërkojnë azil, ndërsa pjesa tjetër përmes pikave kufitare tokësore në veri të vendit vazhdon rrugëtimin drejt Kosovës apo Malit të Zi me synimin për të shkuar në vendet e BE-së.

Për kërkuesen dhe drejtuesen e projektit Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Armela Xhaho, rritja e flukseve migratore është domethënëse. Kjo sjell mbipopullim të sistemit të azilit çka mund të penalizojë respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

“Statistikat tregojnë për një rritje të numrit. Është një sk enar potencial, real. Duhet të shohim pasi mund të kemi një mbipopullim të sistemit të azilit për të proçesuar në kohë dhe për të përbushur të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për azilin”-shprehet Xhaho.

Fëmijët e pashoqëruar mbeten një tjetër problem, Shqipëria ndryshe nga shumë vende të botës nuk ka struktura për trajtim të posaçëm të tyre.

“Shqipëria nuk ka një system për të identifikuar nga ana mjekësore ose nga ana psikologjike nëse janë minorenë apo jo. Kemi nevojë për një qendër të veçantë pasi fëmijët kanë nevoja të veçanta”– shprehet përfaqësuesi i UNHCR, Zapata.

“Është përditësuar kuadri rregullator lidhur me shoqërimin e të miturve, por ende duhet mëshumë punë, për sa i përket faciliteteve apo zgjerimit të kapaciteteve si nga ana infrastukturore, por edhe në burime njerëzore”– thotë studiuesja Xhaho.

Ndërkohë që qeveria, në fillim të qershorit dërgoi në Kuvend, projektligjin për Azilin, si një detyrimndaj Bashkimit Europian, përfaqësuesit e organizatave që kanë në fokus liritë dhe të drejtat e emigrantëve, pranojnë se legjislacioni mbi azilin në Shqipëri është i plotë, por vështirësitë hasen në momentin e zbatimit.

“Nuk ka vakanca ligjore. Shqipëria po aktualizon “Ligjin për Azilin”. Duhen implementuar më mirë direktivat e BE-së”- argumenton Zapata.

“Janë bërë përparësi nga ana legjislative, e rëndësishmë është që këto ndryshime të reflektojnë edhe në mënyrën e implementimin”- shprehet studiuesja Xhaho.

Ndërsa fluksi dhe trafiku i klandestinëve në Shqipëri, sa vjen e merr përmasa shqetësuese, heshtja dhe mungesa e kontrollit nga autoritetet shtetërore e shton edhe më shumë rrezikun e kthimit të fenomenit në një problem për azilkërkuesit e njëherazi për qytetarët shqiptarë./VOA

Posted Under:
Kronike Vendi
Tagged:
Kushtet shqiperi Te drejtat

Nga e njëjta kategori

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

më shumë...

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë

më shumë...

Përmbyset kamioni me inerte në aksin Elbasan-Peqin, shpëton mrekullisht shoferi, rëndohet trafiku

më shumë...

Rama e konfirmon: Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.