Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, kryesisht në qendër dhe jug të territorit. Gjatë ditës, reshjet do të mbeten lokale dhe me intensitet të ulët, ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.





