E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të thata me origjinë veriore.

 

 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit kryesisht në jug dhe lindje alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në relievet malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. 

Reklamë

           

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë