E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Reklamë

Temperatura minimale do të regjistrohet në Peshkopi, 13 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale në Elbasan, 21 gradë celcius.

Vazhdo të lexosh

Reklamë