E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kushner sërish në hetim

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, është pjesë e hetimit ndaj ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale. Hetuesit kanë filluar të pyesin dëshmitaret për rolin e dhëndrit të Trump, Kushner në shkarkimin e drejtorit të FBI James Comey.

 

Kushner mori pjesë në takimin ne Trump Tower midis zyrtarëve të lartë të fushatës Trump dhe figurave te rëndësishme ruse disa prej te cilëve te lidhur me Kremlinin. Takimi u ndoq gjithashtu nga Paul Manafort, i cili ishte kryetari i fushatës .

 

Reklamë

Aspektet e tjera të hetimit te Kushnerit përfshijnë analizën e të dhënave të vitit 2016 të fushatës Trump, marrëdhëniet e tij me ish-këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn dhe kontaktet personale me rusët.

 

Hetimi i Kushner vjen pas akuzave këtë javë ndaj Manafort dhe partnerit të tij të biznesit Rick Gates. Të dy u deklaruan jo fajtorë. Ish-këshilltari i politikës së jashtme të fushatës së Trump, George Papadopoulos, është deklaruar fajtor për dhënien e një deklarate të rreme FBI-së për kontaktet me njerëzit e lidhur me qeverinë ruse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë