E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kushner: Palestinezët ende kohë për t’iu bashkuar planit të paqes

www.MichaelBrochstein.com 3005053

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka thënë të mërkurën se për palestinezët vazhdon të mbetet dera e hapur, për t’u angazhuar në planin e paqes, pasi ka akuzuar udhëheqësinë e Autoritetit Palestinez për dëmtim të popullit.

 

“Nëse ata dëshirojnë të përmirësojnë jetën e njerëzve, ne kemi hartuar një plan, të cilit ata mund t’i bashkohen dhe të tentojnë ta realizojnë atë.Ne do të qëndrojmë optimistë. Ne e kemi lënë të hapur derën gjatë gjithë kohës”.

 

Reklamë

Autoriteti palestinez ka thënë se plani 50 miliardësh i Kushnerit është arsyetim i administratës pro-izraelite të Trumpit për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike. Ndër të tjera Kushner ka theksuar se  persona të ndryshëm kanë hartuar planet politike dhe ato ekonomike.

 

“Një nga gjërat që secili në këtë punëtori është duke vërejtur është se reformat janë të mundshme”.

 

Kushner po ashtu ka thënë se pjesa politike e planit do të bëhet e ditur në një periudhë, që administrata e konsideron të përshtatshme.

 

Kombet e Bashkuara, ashtu si edhe shumë vende tjera mbështesin zgjidhjen me dy shtete në këtë rajon, e cila është mbështetur nga çdo plan paqeje për dekada të tëra.

 

Palestinezët kanë thënë se ndërpresin komunikimin me SHBA-në, derisa presidenti Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë