E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kushner: Hetimet për përfshirjen ruse dëmtuan demokracinë në SHBA

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner ka theksuar se hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA më shumë “kanë ndikuar në demokracinë amerikane” sesa vetë veprimet e Rusisë.

 

Gjithashtu në fjalën e tij Krushner ka minimizuar përfshirjen ruse në zgjedhje duke e përshkruar atë si “blerje të disa reklamave në Facebook” si dhe përpjekje për të “mbjellur mospajtime”.

 

Reklamë

Deklaratat e Kushnerit bëhen disa ditë pas publikimit të versionit të redaktuar të raportit të këshilltarit special Robert Mueller mbi përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikanë në vitin 2016.

 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner tha se ekipi i fushatës së presidentit Trump “nuk ishte në dijeni për veprimet e Rusisë”. Sipas tij ishte raporti që detajoi shumë kontakte ruse me fushatën Trump, shumë prej të cilëve u raportuan nga media gjatë dy viteve të fundit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë