E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kushi me ministrin hungarez: 20 studentë shqiptarë, bursë për të studiuar në Hungari

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi priti në një takim këtë të premte ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Szijjártó Péter. Ministrja vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të mira dhe nuk ka munguar bashkëpunimi, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit.

 

Reklamë

“Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve. Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – nënvizon ajo.

 

Dy ministrat nënshkruan edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë