E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kushi: Konstituohet Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi këtë të premte se është konstituuar Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Ajo vlerësoi se ky organ do të ndihmojë Ministrinë e Arsimit për strategjinë dhe politikat në fushën e arsimit.

 

“Së bashku me personalitete të njohura të botës akademike që kontribuojnë në Shqipëri por edhe në institucione prestigjioze europiane, konstituuam Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Jam e lumtur për konkretizimin e këtij hapi, pasi KALKSH do të jetë pa diskutim një organ këshillimor shumë i rëndësishëm pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në lidhje me politikat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, tha ajo në “Facebook”.

 

Reklamë

KALKSH kryesohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ka në përbërje 12 anëtarë, të cilët janë personalitete të njohura të fushave akademike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë