Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Kush vishet më bukur në Shqipëri? Ja qyteti që shpenzon më shumë

12 Tetor 11:47

Edhe pse ndër më të varfërit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve. Për këtë mjafton të shikojmë veshjet tradicionale, ku secila trevë “garon” për veshjen më pompoze e të zbukuruara me ar dhe argjend. Edhe në ditët e sotme, të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur traditën për t’u veshur bukur dhe konkurrojnë për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë? Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë.
Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë. Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje. Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%. Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit. Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre. Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë. Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve
Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë. Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%. Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë.

Estonia (6.8%), Portugalia (6.3%) dhe Italia (6.2), Austria (6.1%) kryesojnë në Europë për buxhetin e lartë të veshjeve në raport me totalin e shpenzimeve./Monitor

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
bukur Qytet SHPENZIME Shqipëri Vjedhje

Nga e njëjta kategori

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun ton?

më shumë...

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!

më shumë...

Çfarë duhet të dini nëse adoptoni një qenush për herë të parë

më shumë...

Është sezoni i nespullave, fruti i artë i pranverës me fuqi shëruese

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.