Subscribe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, rikujtoi dhe një herë qytetarët se procesi i regjistrimit të popullsisë nëpërmjet vendbanimit të tyre, vijon të jetë një shërbim falas, por pas afatit 6-mujor do të ketë penalizime. Gjatë takimit me prefektët e kryetarët e bashkive mbi përgatitjet e procesit zgjedhor, Tahiri tha se popullimi do të bëjë të mundur shmangien e shumë problemeve për zgjedhjet, që nga dublimet në lista e deri te eliminimi i zgjedhësve, të cilët nuk identifikohen.

 

Për procesin, Ministria e Brendshme u ka dërguar një fond njësive vendore për njoftimin e zgjedhësve dere me dere mbi qendrën e votimit. Deri më tani, sipas ministrit të brendshëm është ulur numri i dublimeve në mbi 4500 persona e në fund të procesit pritet të ketë lista zgjedhore më të sakta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *