Subscribe

20 mije pensioniste përfitojnë nga vendimi i qeverise per rritjen e mase se pensionit. Behet fjale vetëm per personat qe kane dale ne pension pleqërie ose me 60% te pagës ne vitet 1993 deri ne 1996. Drejtoresha e Pensioneve ne Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, tregon kategoritë qe përfitojnë nga rritja dhe kohen kur nis te zbatohet vendimi. Por perse është bere rritje per këtë kategori personash? Drejtoresha Dibra sqaron se ata qe kane dale ne pension ne vitet ’93-’96, pensionet i kishin me te ulëta se pjesa tjetër edhe pse mund te kenë punuar ne kushte te njëjta pune.
Nga kjo rritje, nuk përfitojnë pensionistet qe kane dale me 60% para viteve ’90 dhe moshën e pensionit e kane mbushur pas vitit ’93. Drejtoresha Dibra tregon se kjo kategori është vlerësuar sipas një skeme tjetër, referuar ligjit te asaj kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *