Partia Demokratike ka zgjedhur sot kryesinë e re duke i dhënë fund mandatit të Komisionit të Rithemelimit.

Më të votuarit në kryesi janë Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa nga zonjat më shumë vota ka marrë Fatbardha Kadiu, Jozefina Topalli dhe Ina Zhupa.

Por ajo  çka bie në sy në emrat e zgjedhur është mungesa e themeluesit të PD, Arben Imami.

 

Imami nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të hyrë në kryesi. Ne kryesi nuk kanë arritur të hyjnë as Genc Pollo, deputeti Tritan Shehu apo Edmond Spaho.

Kryesia e re duket se përfaqëson të gjithë demokratët që në këto muaj u rreshtuan në krah të Sali Berishës pasi në këtë forum nuk ka asnjë kritik të Berishës.

 

Ina zhupa është e vetmja anëtare e kryesisë së zgjedhur nga Lulzim Basha, e cila është edhe pjesë e kryesisëse re.

Javën e ardhshme pritet që Këshilli Kombëtar i PD të zgjedhë dy nënkryetarët e PD dhe sekretariatin duke i dhënë fund procesit zgjedhor në Partine Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *