E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Kush je ti?”, e pazakontë në Meksikë, gratë rrihen mbi arkivolin e të ndjerit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse është regjistruar gjatë një ceremonie mortore në Meksikë, ku dy gra janë përfshirë në një konflikt të ashpër pranë arkivolit të një burri të ndjerë, duke pretenduar secila se ishte partnerja e tij gjatë jetës.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, përplasja nisi kur njëra prej grave iu afrua arkivolit dhe u shpreh: “Dashuria ime, do të më mungosh”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të një gruaje tjetër, e cila u ngrit dhe e pyeti me tone të ashpra: “Kush je ti?”.

https://streamable.com/00ge87

Situata u tensionua edhe më shumë kur gruaja e parë pranoi se kishte pasur një lidhje me të ndjerin. Debati verbal u kthye shpejt në përplasje fizike, me dy gratë që thuajse arritën të hapnin arkivolin gjatë konfliktit.

Reklamë

Të pranishmit në ceremoni u detyruan të ndërhyjnë për të ndarë palët dhe për të rikthyer qetësinë në një moment që duhej të ishte i përkushtuar për lamtumirën e fundit.

Ngjarja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta për natyrën e pazakontë dhe dramatike të incidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë