E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali, pjesë e bandës së trafikut të drogës

Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane, që u kapën me një sasi të madhe lënde narkotike.

 

Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

 

Reklamë

Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili ishin shqiptarët që drejtonin grupi e parë kriminal. Ata ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili.

 

Shqiptarët e tjerë që përbënin grupin identifikohen si Viktor Dalipaj, Petraq Troka.

 

Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, furnizoheshin me marijuanë nga grupi Hoxhaj dhe Karafili të sipërpërmendur dhe më pas e shitnin përsëri në Katania.

Më shumë video

Reklamë