Sali Berisha nisi nga Tirana lëvizjen kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Qindra anëtarë të Partisë Demokratike, deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PD iu bashkuan Berishës, i cili për herë të parë mungoi në Parlament gjatë diskutimit për qeverinë e re.

 

Lëvizjes së Berishës i janë bashkuar 4 deputetë: Flamur Noka, Edi Paloka, Isuf Çela dhe Tritan Shehu, të cilët lanë parlamentin kur po fliste Lulzim Basha për të qenë në krah të Berishës. Me Berishën janë bashkuar edhe ish-presidenti Bujar Nishani dhe anëtari i kryesisë Aldo Bumçi.

 

Me këtë lëvizje, ish-kreu i PD, Sali Berisha synon të organizojë një referendum për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *