E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kush i ka bërë magji Donald Trump?!

Emra të njohur nga bota e muzikës e patën shprehur hapur mbështetjen e tyre për Hillary Clinton dhe këtu mund të përmendim këtu Beyoncé, Katy Perry dhe Lady Gaga që dolën publikisht në krah të kandidates.

 

 

Ndërsa Taylor Swift i shtyu fansat që të shkonin të votonin. Ndërkohë Lana Del Rey ka bërë diçka jo fort të zakonshme. Artistja sapo ka publikuar albumin e saj të ri “Lust for Life” dhe ka vendosur një standard të ri të të qenurit aktiv politikisht.

Reklamë

 

 

Ajo i ka berë magji presidentit Trump e këtë e deklaroi në një intervistë. Në një mostim në Twitter, disa muaj më parë, ajo i shtyu fansat që të bënin magji në disa data të caktuara këtë vit, që ishin 24 shkurt, 26 mars, 24 prill, 23 maj. Përbërësit për magjinë fansat mund t’i gjenin online.

 

 

Në intervistë Lana tha: “Po i bëra magji. Pse jo? Unë bëj shumë budalliqe”. Nuk e dimë nqs magjia e Lanës ka bërë efekt, por duhet admiruar dedikimi i saj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë