Kanë mbetur edhe 1545 kuti të panumëruara nga 5362 kuti votimi gjithësej në të gjithë vendin.

 

Deri më tani kryeson Partia Socialiste me 73 mandate në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Ndërsa Partia Demokratike me 44 mandate kryeson në qarkun e Kukësit dhe Shkodrës.

 

Nga kutitë e votuara në qarkun e Bibrës dhe Lezhës janë në balotazh partitë kryesore.

 

PDIU në rang vendi ka siguruar 4 mandate, ndërsa PSD-ja ka siguruar vetëm një mandat.

 

Nga ana tjetër, KQZ ka paralajmërura komisionerët që deri në orën 22:00, të ketë përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin.

 

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00.

Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *