Subscribe

“Global Fluid International”, kompania shqiptare që doli e përfshirë në skandalin e “Panama Papers” dhe që ka koncesionin monopol të markimit të karburanteve, rezulton se nuk ka arritur të marrë asnjë shërbim publik nga asnjë vend tjetër, edhe pse ka kërkuar për kontrata të tilla. Vizion Plus zotëron një raport të bërë nga Ubika Research, i marrë në shqyrtim edhe nga Ministria e Financave, i cili tregon gjithë zinxhirin se si kjo firmë arriti të vinte në vendin tonë. Rezulton se dy aksionerët kryesorë të “GFI Albania”, qe përbehet nga “Global fluid internacional” dhe “Petrolium consulting sa”,  janë në pronësi të një tjetër kompanie me emrin “Eurocontrol Tecnical Group Sa”, e listuar në bursën e Torontos në Kanada, por që themelimin e ka bërë në një tjetër parajsë fiskale: në Nevis në ishujt Leeward. “Edhe pse ka tentuar që “Eurocontrol tecnical” të marrë kontrata me qeveri të tjera, madje ka qenë në negociata me Spanjën, nuk është raportuar asnjë kontratë e re”, citon raporti. Skandali më i madh lidhet me faktin se as disa qeveri në vendet afrikane nuk i kanë miratuar asnjë kontratë, pavarësisht kërkesave të bëra nga kjo firmë!” Raporti thotë se deri në 3 mujorin e parë të vitit 2013-të, përpara se të merrte koncesionin e markimit në Shqipëri, “Eurocontrol” rezulton me humbje në vlerën e 423 mijë dollarëve, e më pas humbjet zvogëlohen për shkak të kontratës së shkruar me shtetin tonë. Të ardhurat e kompanisë janë rritur nga 3.8 milion dollarë në 2012-ën në 4.9 milion vetëm nga transfertat që “GFI” ka bërë drejt saj. Vlera e aksioneve në bursën NASDAQ u rrit nga 3 në 5 cent, menjëherë pasi hyri në fuqi marrëveshja me qeverinë shqiptare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *