Subscribe

Të qëndruarit me “këmbë në tokë” dhe të ndihmuarit të tjerët është ajo që pastor, Akil Pano, e konsideron si “thembrën” e tij.

Ai tregoi në “Quo Vadis” se të gjithë jemi vetëm njerëz e kësisoj të gabueshëm, por duhet të jemi sa më realë për të qenë versioni më i mirë i vetes.

“Unë mendoj që gjithë kohës, unë i kujtoj vetes time atë që Mark Aureli kishte porositur njërin nga skllevërit t’ia kujtonte çdo mbrëmje. Ishte skllavi më i afërt që ishte supozuar të flinte pranë tij dhe çdo darkë ai i thoshte: Perandor, asnjëherë mos harro, je vetëm njeri. Nga kjo vetëdije kuptojmë se të gjithë jemi subjekt gabueshmërie, nuk jemi imun ndaj rrëzimit, mëkatit dhe kemi nevojë t’i kemi këmbët e vendosura në tokë, të mos fluturojmë, të mos shkëputemi nga realiteti dhe kemi nevojë që në raport me të ndryshmin tonë të ndajmë çdo herë të vërtetën e dashurinë”, theksoi ai duke nënvizuar që në çdo kohë duhet të kujdesemi për ato që kanë më shumë nevojë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *