E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kush është shqiptari i ekzekutuar nga policia greke, i dënuar dhe më parë

Shqiptari i vrarë mbrëmjen e së enjtes gjatë shkëmbimit të zjarrit në kufi nga policia greke, rezulton se ka qenë i dënuar me parë për vrasje.

 

Viktima Altin Mulla, 39 vjeç, banues në Fushë-Verri të Delvinës, sipas informacioneve ishte dënuar në 13.03.2006 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me 16 vjet e 8 muaj burg per vepren penale “Vrasje me dashje”, ndërsa kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit.

 

Reklamë

Ndër të tjera bëhet me dije se Mulla, ishte vëllai i një ish-oficeri policie, edhe ky i fundit i dënuar me burg.

 

39-vjeçari është vrarë një ditë më parë pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë greke, ku gjithashtu si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur 39 vjeçari si dhe u plagos një efektiv policie.

 

 

Ndërkohë vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë