“Kush shenjtor është ky?” Me këtë pyetje, që u bë duke treguar me dorë një fotografi të Xhorxho Kinaljas, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, u largua dje në mbrëmje nga restoranti ”Le cave di Sant’Ignazio”, i njohur më mirë me emrin Sabatino.

 

Ajo që ndoshta e ka tradhtuar Ivankën do të ketë qenë pamja e Kinaljas në këtë fotografi, ku futbollisti i famshëm është me krahët hapur dhe me fytyrën drejt qiellit, një foto shumë e ngjashme me një pikturë të Padre Pios.

 

“I shpjeguam që nuk bëhej fjalë për një shenjt, por për një kampion të madh të ekipit të Lacios”, tha pronarja e restorantit, Luixhina Pantalone.

 

“Për ne ishte nder që t’u shërbenim këtyre personazheve dhe gjithmonë bëjmë më të mirën e më të mirës”, shtoi ajo.

 

”Ivanka, e veshur në mënyrë mjaft elegante me një fustan mëndafshi gri, dhe bashkëshorti i saj, Jared u treguan shumë të sjellshëm me ne dhe me të gjithë personelin e restorantit”, thotë Luixhina, që tregon edhe foto nga celulari i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *