Enver Bajri, 45-vjeç, ndryshe konsiderohet si truri i grupit kriminal “Bajri”, i cili kryente aktivitetin e tij kriminal ne Shkoder.

 

Informacionet bëjnë me dije se ai për një kohë të gjatë ka qëndruar në Belgjikë, ku kontrollonte veprimtarinë e grupit kriminal “Bajri” në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjobë vënieve.

 

45-vjeçari merrej me trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transportonte drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu Enveri ka qenë edhe personi që kontrollonte financat e këtij grupi kriminal dhe ishte dora e hekurt që drejtonte rrjetin e prostitucionit.

 

Grupi Bajri sipas informacioneve te ndryshme hetimore, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasje, gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh sportive. Ndërkohë kujtojmë se si pjesë e kësaj bande u arrestuan 11 persona, më 21 shtator te 2018, të cilët dyshohet se merreshin me trafik droge dhe vepronin në Tiranë, Shkodër, Holandë dhe Belgjikë.

 

Ndërsa këtë të shtunë është bëri i mundur dhe arrestimi i kryekapos së bandës “Bajri” ne Spanje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *