Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi Vlorën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Lënda eksplozive iu vendos një makine tip “audi” në pronësi të 31-vjeçarit nga Elbasani, Ermal Kasa. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:55 në lagjen “Pavarësia”, ku mjeti ishte parkuar. Nga shpërthimi pati dëme të shumta materiale.

 

Lidhur me rastin policia nisi hetimet, ndërsa u sekuestruan kamerat e bizneseve rreth zonës. Burime pranë grupit hetimor thanë se tritoli u vendos nga dy persona të maskuar.

 

Ndërkohë, 31-vjeçari Ermal Kasa mohoi që të ketë konflikte me persona të tjerë. Kasa kishte pak kohë që ishte shpërngulur për të jetuar në qytetin e Vlorës, ku punon si ekonomist pranë një kazinoje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *