E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kush është Çiljeta vajza e sëmurë me epilepsi, të cilës I është kushtuar kënga e famshme për fëmijë “ Hapa Dollapa”

Të gjithë në fëmijërinë tonë e kemi kënduar këngën “Hapa Dollapa” me tekst të Mjeshtrit të muzikës Jorgo Papingjit. I ftuar në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus , Papingji zbuloi identitetin e vajzës së cilës I është kushtuar kënga.

“Në grupin e fëmijëve, ishte edhe një vajze e cila ishte me epilepsy, ishte rrezuar . Fëmijët e donin, e mbanin, ajo ishte Ciljeta, sicc thuhet edhe në këngë mungon Ciljeta. Unë duke pasur marrëdhënie me ta dhe duke parë dëshirën e prindërve të cilet kishin qejf ta aktivizionin, krijova tekstin. Ajo vajza për fat të keq sot nuk jeton më. Gëzohej shumë se thoshte jam edhe unë atje prandaj ja vura mungon Çiljeta dhe pastaj aty e gjen Çiljetën. Po Çiljeta kur e dëgjonte këngën gëzohej dhe thoshte jam unë atje”,  përfundoi Jorgo Papingji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë