E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Bajram Curri?!

Një 47 vjecar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Bajram Currit mbrëmjen vonë të dielën.

Vizion Plus mëson se viktima është një biznesmen I njohur në zonën e Tropojës.

Ai është Guxim Gjyriqi, i cili njihej si njeri i qete dhe pa probleme ne Bajram Curri.

Ky shtetas kishte një karburant dhe një lokal afër Spitalit të Bajram Currit në lagjen “Partizani”.

Reklamë

Gjyriqi është qëlluar për vdekje pikërisht në biznesin e tij teksa po mbyllte lokalin në orën 23:32, sipas të dhënave te policise. Biznesmeni dyshohet te jete qelluar nga nje mjet pa targa ne ecje e siper.

Ende nuk ka të dhëna mbi autoret e mundshëm të vrasjes dhe shkaqet.

Shume persona jane shoqeruat ne komisariat gjate ketyre oreve.

 

Informacioni paraprak 

 

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Vazhdo të lexosh

Reklamë