E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kush është Arjan Ndoja, prokurori që u qëllua me armë

Arjan Ndoja është prokuror në Prokurorinë Durrës që prej vitit 2008.

 

Ndoja u shkarkua nga detyra nga ish-kryeprokurori Theodori Sollaku por u rikthye në organin e akuzës nga Ina Rama.

 

Reklamë

Ndaj tij ka pasur akuza të shumta pasi gjatë periudhës që ka qenë avokat ka mbrojtur emra të njohur të botës së krimit. Në vitin 2008 ai u kallëzua nga ILDKPI për deklarim të rremë të pasurisë, por Prokuroria në atë kohë e pushoi procedimin penal.

 

Ndërkohë para pak kohësh ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj prokurorit pasi sipas tij, ai bashkëpunon me persona të botës së krimit dhe ushtron presinon ndaj administratës shtetërore.

Më shumë video

Reklamë