Aktorja Margot Robbie është shumë e njohur në botën e kinematografisë, madje ajo është cilësuar nga revista ‘Time’ si një nga 100 personat më me influencë në botë.

 

Megjithatë pavarësisht se të tjerë mund të inspirohen nga Margot, edhe vetë aktorja frymëzohet nga persona të tjerë, madje nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

 

 

Në filmin e saj më të ri, ‘Terminal’, Margot Robbie “ka përdorur” diçka nga këngëtarja. “Një mikja ime, Rita Ora, ka një theks shumë të këndshëm kështu që e përdora zërin e saj si referencë”, – ka treguar aktorja për ‘Metro’.

 

Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë ku mund të kërkoj në internet shumë intervista të tij ose ndonjëherë gjej njerëz që kanë një ‘blog’ dhe kështu mund t’i dëgjoj duke folur. Ka pak Rita në këtë film. Ajo ka një thkes shumë të mirë. E adhuroj”, – ka thënë më tej Margot.

 

‘Terminal’ është një film i zhanrit ‘thriller’dhe përkrah Margot luajnë dhe aktorë të tjerë të njohur si Simon Pegg dhe Mile Myers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *