Subscribe

Personi që mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi me eksploziv që tronditi këtë të diel Vlorën është identifikuar si Endrit Sadedini, 34 vjeç.

 

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të pallatit ku jetonte 34-vjeçari, në hyrje të garazhit, aty ku kishte parkuar dhe makinën e tij.

 

Edhe para katër vitesh, Sadedini ka qenë shënjestër e një atentati. Atij iu vendos një sasi lënde plasese pranë makinës së tij, por e pikasi në kohë dhe u hoq nga forcat xhenjerë.

 

Ndërkohë, në Babicë të Vlorës është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se iu përket autorëve të dyshuar të atentatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *