Dorëheqja e Armando Prengës, detyron Komisionin Qendror të marrë vendimin për plotësimin e vakancës së krijuar.

 

Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, në këtë rast të Partisë Socialiste.

 

Sipas listës së kandidatëve për deputetë, mandati i Prengës i kalon kandidatit Kastriot Piroli. Por para marrjes së mandatit, kandidati vijues duhet të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdreklarimit, bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

 

Nëse pas verifikimeve, nuk rezulton asnjë fakt që preket nga ligji, atëherë Piroli merr mandatin për deputetit. Nese piroli preket nga ligji i dekriminalizimit, atëherë mandati i kalon Lëvizjes Socialiste per Integrim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *