Subscribe

Vrasja horror e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Psikologia Valentina Telhaj ka zbuluar se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares Hygerta Meta në sallën e gjyqit, e cila deklaroi sërish se është ajo që e ka vrarë babain.

Sipas psikologes e qeshura është një mekanizëm mbrojtës, me të cilin 19-vjeçarja mund ta përdorë si kamuflim për të bindur të tjerët se është ajo autorja.

Megjithatë sipas psikologes të tre të rinjve ju duhet bërë një test psikologjik.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Një detaj që sot u vu re Hygerta edhe ka qeshur në një moment, si e ke parë Valentina?

Valentina Telhaj: E qeshura është një mekanizëm mbrojtës. Pas kësaj të qeshure në mënyrë hipotetike, mund të ngremë hipoteza të tipit që mund të jetë një ndjenjë faji, një ndjenjë turpi, një kamuflim për ta bërë sa më kredibile këtë që po them. Mund të jetë ndoshta një element shumë  i rëndësishëm të një nga çrregullimet e personalitetit.

Brikena Prifti: Ata kanë thënë se janë penduar por se kthejmë dot pas?

Valentina Telhaj: Të treve ju duhet bërë një vlerësim i thelluar psikologjik. Në asnjë moment nuk mendoj se të rritur në një dhunë sistematike këta fëmijë të jenë të shëndetshëm. Për këtë duhet bërë vlerësim i thelluar psikologjik, për të kuptuar më shumë në detaje.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *