E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Kush e solli Doruntinën”, shfaqja në Tiranë

Ka rikthyer në skenë Margarita Xhepën, që për rolin e nënës në shfaqjen “Kush e solli Doruntinën” është duartrokitur disa derë nga publiku. Por jo vetëm Margarita Xhepën. Laert Vasili ngjit në skenë pas shumë vitesh edhe Bujar Lakon e Viktor Zhustin, të cilëve u bashkëngjiten edhe aktorë të rinj të teatrit të Durrësit. Është konsideruar si drama më e mirë e Kadaresë. Vite më parë është sjellë në skenën teatrale nga Pirro Mani dhe Edmond Budina. Impakti në publik ka qenë i madh. Rrugëtimi i kësaj shfaqjeje nga teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës e deri te shqiptarët e Diasporës e ka tunduar Laertin ta risjellë këtë dramë, aty ku edhe nisi rrugëtimin e tij artistik, në Akademinë e Arteve. “Kush e solli Doruntinën” do të vijë për publikun kryeqytetas që nga data 28 janar e deri ne fund te javës.

Më shumë video

Reklamë