Kush do ta fitojë finalen e madhe te Uefa Champions League?

Lorik Cana, legjenda e kombetares kuqezi imazh I platforms Tring si dhe avokati Envi Hicka analist në emisionet e Champions League votojne për Liverpool.

Gjatë lidhjes direkte nga Kievi për edicionin informative në Vizion Plus, Cana dhe Hicka të pyetur nga gazetari Andi Nuraj pohuan se “te kuqte” mund të jenë fitues të këtij edicioni të trofeut më të rëndësishëm continental.

“Shpresoj Liverpool, ndoshta edhe për të parë një fitues ndryshe nga edicionet e fundit”, u shpreh Lorik Cana ish lojtari I Olimpik Marseje, PSG, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Kujtojme që Cana ka qënë shok skuadre tek Sunderland, në Premier League me kapitenin e sotëm të Liverpool, Jordan Henderson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *