Kush e akuzoi për tradhëti Ashton Kutcher?

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë ndër çiftet më të bukura të momentit në Hollywood. Edhe një kërkim në Google të mjafton për të kuptuar që dashuria e vërtetë ekziston dhe ata janë vërtet çifti perfekt.
Por siç dihet, mediat të ndryshme kanë dëshirë të ngrenë spekulime për ndonjë tradhëti të mundhme. E këtë gjë ka bërë një revistë, që ngrinte pyetjen: “Hey Ashton, ku është kjo vajza?” – e bashkëngjitur artikullit kishin shtuar disa foto ku aktori dukej i shoqëruar nga një vajzë e panjohur teksa ata niseshin për një udhëtim.
Ndërkohë Ashton hodhi poshtë çdo hamendësim me anë të një postimi në Twitter ku shkruante: “Duhet ta keni dëgjuar sa u mërzit Mila që unë kalova ditën me kushërirën tonë.” Këto revistat e sotme duhet të kërkojnë ca më shumë pastaj të bëjnë shkrime të tilla.





