Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Kush do të jenë trashëgimtarët e super miliarderit, Bernard Arnault

15 Prill 22:27

Bernard Arnault kaloi katër dekada duke e transformuar kompaninë e ndërtimit që trashëgoi nga babai i tij në grupin më të madh në botë të mallrave luksoze. Gjatë rrugës, ai u bë njeriu më i pasur në botë.

I kujdesshëm, kërkues dhe ndonjëherë i pamëshirshëm, miliarderi 75-vjeçar është ai që “drejton” perandorinë LVMH dhe nuk i pëlqen të diskutojë në publik skenarët e tij të trashëgimisë.

Por, ai tashmë ka nisur të përgatisë terrenin e nevojshëm për t’ua dorëzuar frenat e biznesit familjar 400 miliardë euro pesë fëmijëve të tij.

Lëvizjet janë të kujdesshme, pasi Arnault e di mirë se tradita e biznesit do që brezi i dytë të shkatërrojë, shpesh, atë që ndërtoi i pari.

Ai e pa atë të ndodhte mes elitave të Francës, si për shembull me familjen Lagardère.

Arnault, i cili kishte qenë shok i ngushtë dhe bashkëlojtar i tenisit me patriarkun e familjes, pa grupin e shumanshëm të zhytej në borxhe dhe të copëtohej. Pas vdekjes së papritur të babait, djali nuk ishte në gjendje të shpëtonte kompaninë.

Gjithashtu në mendjen e Arnault është rasti i General Electric, e cila dikur ishte kompania më e madhe në botë, por filloi të binte dhe përfundimisht u copëtua. Dhe sigurisht, siç vë në dukje Financial Times, ai nuk harron se shumë nga kompanitë që bleu për ta bërë gjigantin LVMH, si Christian Dior, dikur i përkisnin dinastive familjare që hasnin probleme.

Për miliarderin është shumë e rëndësishme shmangia e një fati të tillë, prandaj të gjithë fëmijët e tij tashmë punojnë në LVMH, ku secili ka mentorin e tij dhe po përgatitet që në moshë të vogël për pozicionin që do të marrë një ditë.

Duke qenë se ishin ende adoleshentë, ata shoqëronin babanë e tyre kur ai vizitonte dyqanet ose udhëtonte jashtë vendit për të inspektuar njësi të ndryshme të grupit.

Këtë javë dy djemtë e tij do të hyjnë në shkollën e mesme të kompanisë, si një hap tjetër në procesin e trashëgimisë.

Ata janë 31-vjeçari Alexandre Arnault , i cili është në krye të kompanisë së bizhuterive Tiffany dhe vëllai i tij 29-vjeçar Frédéric, i cili së fundmi u emërua në krye të LVMH Ëatches.

48-vjeçarja Delphine, e cila është në krye të Christian Dior, dhe 46-vjeçari Antoine , shef i imazhit dhe komunikimit të grupit, kishin marrë pozicionet e tyre në bord rreth të njëjtës moshë. Dhe djali më i vogël i Arnault, 25-vjeçari Jean , i cili drejton departamentin e orëve të Louis Vuitton, gjithashtu pritet t’i bashkohet kompanisë pas disa vitesh.

Të gjithë po përgatiten të marrin drejtimin e grupit më të madh në botë të mallrave luksoze, me operacione që variojnë nga shtëpitë e modës Dior dhe Louis Vuitton te hotelet dhe argjendaritë Tiffany & Co, në një kohë kur sektori përballet me kërkesë të ngadalësuar, pas bumit të paprecedentë gjatë pandemisë.

Financial Times thotë, duke cituar njerëz të afërt me grupin, se është shumë herët për të ditur se kush do të marrë frenat. Delphine aktualisht mban pozicionin më të lartë , por analistët konsiderojnë të mundshëm një skenar ku dy ose më shumë nga fëmijët do të ndajnë përgjegjësinë e drejtimit të grupit.

Dhe sigurisht, mbetet për t’u parë nëse fëmijët e Bernard Arnault kanë në të vërtetë aftësitë për të drejtuar një biznes kaq të madh më mirë sesa një menaxher i jashtëm./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bernard Arnault milioneri trashegimi

Nga e njëjta kategori

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të ndryshme që zhvillojnë aftësitë krijuese

më shumë...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm, bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes

më shumë...

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës

më shumë...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve:...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.