Gërsheti në mes të kokës është dhe trendi më i ri që duket që do të pushtojë rrjetet sociale.

 

Në profilin e tij në Instagram, blogerja e modës dhe e trendëve, Chiara Ferragni, ka publikuara fotot më të fundit me gërshet në mes të kokës.

 

Gërsheti është i hollë dhe zgjatet në tërë gjatësinë e kokës, ndërkaq pjesa e mbetur e flokëve është e lëshuar lirshëm. Ky trend i ka pëlqyer edhe aktores Kate Bosëorth, andaj edhe në festivalin Coachella, të mbajtur vitin e kaluar, e ka bartur gjithashtu gërshetin e këtillë.

 

Sivjet duket se gërsheti është rikthyer fuqishëm të modelet e flokëve të vajzave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *