Subscribe

Çështja “Beleri” është kthyer në një ndër temat më kryesore lidhur me raportet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Së fundmi, një tjetër emër pritet të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë, deri në përfundimin e hetimeve për kryetarin e zgjedhur, Fredi Beleri.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje gjatë konferencës për mediat.

Lexo edhe :

Related Posts

I pyetur nëse emri i ri do të jetë me pëlqim të palës grekë apo konsensues përmes praktikave perëndimore, ministri Hasani deklaroi se po ndiqen të gjitha hapat e duhura për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

“Asnjë nga këto që ju thatë nuk janë të vërteta apo të rreme, kjo është një hipotezë që e ngritët. Ne po lexojmë dhe vendimi i GJKKO po merret në shqyrtim nga qeveria dhe po shihen të gjitha hapat që do na sjellin në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme. Ka një proces i cili duhet të ndjekë ca hapa dhe hapat janë duke u shqyrtuar”, tha ai.

Çështja e detit është një tjetër diskutim i rëndësishëm mes Athinës e Tiranës, për të cilën, ministri Hasani garantoi gatishmërinë e plotë për ecurinë e bisedimeve me palën greke.

“Anagazhimi është maksimal por patjetër edhe qëndrimet janë të qarta, Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë, vend anëtar i BE dhe me kontribute të qarta”, tha ai. “Angazhimin e kemi të plotë dhe të qartë si me Athinën zyrtare edhe me Brukselin. Përsa i përket çështjes së detit, unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ministrin, pres nga ai nëse ka nevojë për informacion, di që ka pasur një komunikim shkresor mes dy institucioneve”, shtoi ai duke nënvizuar se është në gatishmëri për bisedimet mbi këtë ccështje.

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të ndjekur praktikat europiane e perëndimore në zgjidhjen e çdo ngërçi diplomatik./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *