Subscribe

Duke nisur nga ky vit cdo qytetar që kryen më shumë se një punë do të duhet të paguajë detyrimet fiskale për cdo pagë që merr.

Ndryshimi ligjor I cili parashikon përfshirjen e rreth 24 mijë të dy apo më shumë të punësuarve,që  do të paguajnë tatim mbi të ardhurat, si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për cdo pagë. Në fund të muajit prill 2021, ata do të duhet të dorezojnë në tatime  deklaratën e të ardhurave personale.

Aktualisht deklarata e të ardhurave personale dorëzohej vetëm nga ata që kishin të ardhura mbi 2 milion leke në vit. Por ndryshimi ligjor e ka bëre detyrues për cdo person që kryen më shumë se një punë, pavaresisht të ardhurve që siguron.

Administrata tatimore thotë se kush nuk e dorezon këtë deklaratë do të penalizohet. Por deri më tani ministria nuk ka nxjerrë ndonjë formular të thjeshtuar  për plotësimin e saj

 

Penalizimi parashikon një gjobë prej 5 mijë lekësh, për mos plotësim të deklaratës. Por paralelisht penaliteti shtrihet edhe më tej për mos pagim në kohë të detyrimeve fiskale si dhe kamatavonesat që lidhen nga koha e shmangies.

 

Sipas të dhënave nga tatimet, plotësimi I kësaj deklarate është e rëndësishme, pasi vit pas viti ajo shërben edhe si një pasqyre të ardhurave dhe shpenzimeve, një proces ky I cili në një pjesë të mirë të rasteve ka përjashtuar nga sistemi njerezit e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *