Subscribe

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, gjatë vizitës së tij në Kosovë ku u takua me presidentin Hashim Thaçi, ritheksoi edhe njëherë se vendi i tij mbështet çdo lloj marrëveshjeje që arrihet mes Kosovës e Serbisë.

 

 “Austria mbështet çdo marrëveshje që arrijnë dy vendet. Një dialog i suksesshëm Kosovë Serbi, do të thotë një marrëveshjeje paqe për perspektivën europiane. Pa këtë, nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe paqe në rajon.

 

Ndërsa presidenti i Kosovës Thaçi, tha gjatë deklaratës për shtyp se Kosova e ka bërë të qartë qe e ardhmja është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Europian.

 

“Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët, po përpiqemi edhe me Serbinë. Serbia dhe Bosnja nuk e kanë njohur ende Kosovën. Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje me Serbinë. Jam i bindur se marrëveshja reciproke do të sjellë paqe dhe stabilitet për tërë Ballkanin Perëndimor”

 

Më tej presidenti Hashim Thaçi shtoi se vendi i tij i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se qytetarët, meritojnë të udhëtojnë të lirë.

 

Kancelari Kurz u takua edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjate një konference të përbashkët për shtyp, Haradinaj e falenderoi për mbështetjen e vendit të tij. Ndersa Kurz u shpreh edhe njëherë se Austria ka Kryesinë e Bashkimit Europian, dhe qëllimi i vendit të tij është të mbështesë Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor në perspektivën Europiane, por qartësoi se zgjidhja e dialogut me Serbinë do të jetë baza për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

 

Kancelari Kurz pritet të takohet edhe me ushtarët austriake të KFOR-it në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *